Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ekziston rreziku i gripit të shpendëve? Ja ç’thotë Panariti

A ekziston rreziku i gripit të shpendëve? Ja ç’thotë Panariti
January 09
15:49 2017

“Gripi i shpendëve është mjaft afër dhe ne jemi në gjendje gatishmërie”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gjatë një vizite që kreu në një kompleks të rritjes së shpendëve në Kavajë.

Panariti pa nga afër masat e marra për parandalimin e futjes së gripit të shpendëve në Shqipëri, si dhe kërkoi nga kompanitë zbatimin e masave të paracaktuara.

“Gripi qarkullon në Greqi, Kroaci, vendet e tjera të Ballkanit dhe në Europë, ndërkohë që ne po bëjmë maksimumin për ta parandaluar nëpërmjet masave të marra, dezinfektimeve dhe zbatimit të normave të avancuara të teknologjisë së mbarështimit”,- tha Panariti.

Më tej Panariti tha se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të identifikuar deri tani.  /Blitz.al/

Shperndaje