Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A e dinit që festa e 1 qershorit në Shqipëri ka lidhje me një ngjarje jo të mirë për shqiptarët?

A e dinit që festa e 1 qershorit në Shqipëri ka lidhje me një ngjarje jo të mirë për shqiptarët?
June 01
07:36 2017

Sot festohet në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të botës Festa e Fëmijëve. Por nëse mendoni se kjo festë është zyrtare kudo në botë gaboheni sepse ndonëse ekziston kudo në kalendarët e festave të shteteve, kjo festë nuk ka të njëjtën datë kudo.

Për herë të parë ideja e kësaj feste ka nisur nga pastori Charles Leonard, i cili mendoi se duhet të ketë një ditë të vitit që përfaqëson fëmijët dhe të drejtat e tyre, edhe pse duke qenë festë fëmijësh sigurisht ka marrë më shumë konotacion festiv, ku fëmijëve u jepen dhurata dhe të tjera të mira në mënyrë që ata t’i gëzohen kësaj dite.

Me një kërkim të thjeshtë për sa i përket datës 1 qershor do të vini re se pikërisht ditën e sotme, kur feston edhe vendi ynë, festojnë të gjitha vendet e lindjes, të ish- Bashkimit Sovjetik si dhe Kina. Kjo na bën të kuptojmë se data e 1 qershorit është influencuar në masë nga regjimi komunist në Shqipëri, që vendosi t’u bashkohej vendeve të lindjes dhe jo Amerikës në atë kohë.

Amerika e feston Ditën e Fëmijëve në javën e dytë të qershorit, sepse sipas tyre kjo ka qenë periudha kur pastori Charles e bëri të njohur këtë ditë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje