Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

A e dëmton trurin puna me kohë të plotë?

A e dëmton trurin puna me kohë të plotë?
December 29
14:40 2016

Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe punoni më tepër se 25 orë në javë, kjo mund të ndikojë inteligjencën tuaj, në bazë të një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Melburnit në Australi.

Ekipi që kreu studimin trajtoi 6.000 punonjës mbi moshën 40-vjeçare me teste memorieje, leximi e njohjeje për të parë se si e ndikon inteligjencën tonë puna me orar të plotë përgjatë javës.

Puna prej 25 orësh në javë është perfekte në bazë të studimit dhe nëse punoni më tepër se kaq ose më pak, ndikon keq në të dyja rastet.

Nëse punoni më tepër keni probleme njohjeje e nëse punoni më pak përsëri ndikohet keq inteligjenca, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

“Me orë të tepruara shkaktohet stres psikologjik që shkatërron trurin, ndërkohë që orët e pakta ose mungesa e punës  bëjnë që truri pak a shumë të bjerë në gjumë”,- thotë Colin McKenzie, pjesë e stafit studimor.

Këto përfundime pritet të merren parasysh edhe në rang të politikave qeveritare në Australi, në një moment kur në shumë vende të botës është rritur mosha e daljes në pension e studime të tilla thonë krejt të kundërtën. /Blitz.al/

Share