Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

87-vjeçarja akuzon fqinjin për përdhunim. ADN-ja e tradhton

87-vjeçarja akuzon fqinjin për përdhunim. ADN-ja e tradhton
November 26
15:54 2016

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, në provincën e Brescias. Një e moshuar 87-vjeçare ka akuzuar për përdhunim komshiun e saj, një i ri rumun që shkaktonte shpesh zhurmë në zonën përreth. Pas denoncimit, policia ka marrë në pyetje të riun si dhe ka verifikuar të moshuarën, duke marrë kampione sperme nga të mbathurat e saj.

Pas analizave ka rezultuar se sperma e gjetur i përkiste bashkëshortit 70-vjeçar  të të moshuarës dhe jo 32-vjeçarit rumun.  Mësohet gjithashtu se 32-vjeçari rumun kishte pasur raporte me të moshuarën më tepër se 12 vjet më parë, por që prej asaj kohe s’ka pasur të bëjë më me të.

Fillimisht denoncimi i të moshuarës shkaktoi një valë komentesh në rrjetet sociale në Itali kundër të riut rumun, por dalja e analizave ka shuar çdo dyshim të mundshëm.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje