Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

80 000 drerë kanë ngordhur në Siberi

80 000 drerë kanë ngordhur në Siberi
November 21
16:03 2016

Ndryshimet klimaterike përqark globit kanë shkaktuar pasoja të parikuperueshme si në botën bimore, ashtu edhe në atë shtazore.

Një nga efektet më të mëdha, ngrohja globale e ka shkaktuar në shkrirjen e akujve. Pikërisht për shkak të kësaj, autoritetet e mbrojtjes së kafshëve raportojnë se kanë ngordhur më tepër se 80 000 drerë në Siberi.

Kjo është katastrofa më e madhe që ka ndodhur në llojin e drerëve prej kohësh. Në rast se vijohet me shifra të tilla, shumë shpejt drerët mund të jenë në rrezik zhdukjeje. Tashmë ka ngordhur më tepër se ¼ e popullsisë totale të tyre.

Probleme për jetesën në natyrë ka pasur edhe për kafshë të tjera, të cilat ose u janë përshtatur ndryshimeve klimaterike ose kanë lëvizur dalëngadalë në zona të tjera ose në lartësi më të mëdha.  /Blitz.al/

YAMALO-NENETS, RUSSIA - MARCH 28: Reindeers are seen during the Reindeer Herders' Day celebration in the city of Nadym, in Yamal-Nenets Region, 2500 kilometres northeast of Moscow, Russia on March 28, 2016. Every year at the end of February, in March and at the beginning of April many reindeer herding regions in Russia traditionally start to celebrate Reindeer Herders Day. For the indigenous nomadic Nenets people, Reindeer Herders' Day offers a chance to show their prowess in wrestling, high jumps and other traditional local sports, but, above all, in reindeer races. (Photo by Sergey Anisimov/Anadolu Agency/Getty Images)

Komento
Shperndaje