Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

72 vjet pas vdekjes së Hitlerit, Gjermania legalizon martesat mes personave të të njëjtit seks

72 vjet pas vdekjes së Hitlerit, Gjermania legalizon martesat mes personave të të njëjtit seks
June 30
10:19 2017

Gjermania ka bërë të ligjshme martesat mes personave të të njëjtit seks.

Në votimin e kryer, shumica e deputetëve të parlamentit votuan pro legalizimit të martesave të të njëjtit seks, ndërsa vetë kancelarja Merkel është shprehur kundër këtyre martesave.

Ajo ka qenë kundër edhe në vitin 2013, kur u shpreh kundër këtyre martesave për shkak të “mirëqenies së fëmijëve” dhe në atë kohë pranoi se kjo ishte një temë delikate, sipas BBC.

Çiftet e së njëjtës gjini më parë kanë qenë të kufizuar në sindikatat civile, por vota e së hënës u ka dhënë atyre të drejtën për t’u martuar.

393 ligjbërës votuan pro martesave gay, ndërsa 226 votuan kundër.

Sipas AFP-së, ligji gjerman për martesat tashmë do të shkruhet si më poshtë: “Martesa është akti i lidhjes në jetë mes 2 personave me seks të njëjtë ose të ndryshëm”.

Edhe pse Merkel votoi kundër, ajo u tha deputetëve të Partisë Kristian Demokrate që ajo drejton që në votim të ndiqnin mendjen e tyre dhe të votonin ashtu si e ndjenin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje