Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

72 orë bllokim, rinis puna në pikën kufitare të Kapshticës

72 orë bllokim, rinis puna në pikën kufitare të Kapshticës
May 23
09:37 2016

Pas 72 orësh bllokim, ka nisur sërish puna në pikën kufitare të Kapshticës ndërprerë prej grevës së palës greke. Nënpunësit e doganave të gjithë Greqisë nisën të premten grevën 24 orëshe që u pasua me një tjetër grevë 48 orëshe.

Zv.kryetari i Unionit të Nëpunësve të Doganave, Athanasios Kretsis bëri me dije se doganierët grekë kanë përshkallëzuar lëvizjet në shenjë proteste ndaj projektligjit që kërkon të aprovojë qeveria për krijimin e një Autoriteti të avarur për Sekretariatin e Përgjithshëm të të Ardhurave Publike, që do të përfshijë edhe doganat.

Si pasojë e kësaj greve, u vështirësua qarkullimi i shtetasve shqiptarë për emigrantët në pikat kufitare me Greqinë, në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat, Qafë-Botë.

Burimi: Top Channel

Etiketimet
Shperndaje