Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

70,000 klerikë myslimanë firmosin “ligjin” që do të bëjë histori!

70,000 klerikë myslimanë firmosin “ligjin” që do të bëjë histori!
July 26
13:46 2016

Më shumë se 70,000 klerikë myslimanë kanë vendosur të firmosin atë ç’ka quhet “fatwa” (një ligj apo parim i cili merret parasysh nga të gjithë tekstshkruesit e librave mësimorë dhe informativ) për të mos lejuar më media-n apo librat që ti referohen grupeve terroriste siç është ISIS, si grupe islamike apo myslimane. Ata kërkojnë që këto grupe të cilësohen si “grupe jo myslimane”.

Mufti Mohammed Daleem Noori, një nga klerikët që ka udhëhequr këtë nismë ka thënë: “Ne kemi mbledhur fillimisht firma nga besimtarët mysliman për të parë nëse edhe ata e dënojnë terrorizmin njësoj si ne dhe përfundimet kanë qenë ashtu siç i prisnim. Më shumë se 1.5 milion besimtarë kanë firmosur që ne të vazhdojmë këtë nismë. Ne i bëjmë thirrje mediave që të mos i referohen më grupeve terroriste si Isis, talibanëve dhe al-Kaedas si grupe islamike”.

Siç edhe bëhet me dije në media, ky është një vendim që do të shkruajë historinë pasi myslimanët janë duke u targetuar negativisht duke qenë se vitin e fundit janë numëruar shumë raste të sulmeve terroriste e që gabimisht titullohen si sulme nga grupet myslimane ndërkohë që këta të fundit e dënojnë terrorizmin. /blitz.al/

Shperndaje