Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

70 dosjet e prokurorit Braho, për fatin e tyre vendosin kolegët

70 dosjet e prokurorit Braho, për fatin e tyre vendosin kolegët
October 04
16:55 2016

Nga Anduena Llabani

I pezulluar nga detyra si i dyshuar për përfshirje në afera korruptive, Ardian Braho ka lënë pa “zgjidhje” shumë çështje që konsiderohen si krime të rënda.

Duke nisur nga padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vjedhjen nga ana e Bankës Kombëtare të 4 milionë lekëve nga buxheti i shtetit, me shitjen e kartëmonedhave të vjetra, vendosjen e regjistruesve në paradhomën e ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, dosjen e “Panama Papers” , ku prokuroria po verifikon aktivitetin e disa bizneseve shqiptare dhe veprimeve të paligjshme financiare, si dhe një numër të konsiderueshëm dosjesh të tjera.

Jo pak, por mbi 70 dosje me objekt hetimi, nga sot do t’i kalojnë për kompetencë hetimi 9 prokurorëve të njësisë Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës sipas një shorti.

Prokurori Braho u pezullua nga detyra me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm pas shfaqjes që pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan.

Koha e dorëzimit të çështjeve të nisura prej tij nga prokurorët e tjerë duket se do të vendosë edhe për fatin e tyre. Prokurorëve që kanë marrë në dorëzim dosjet do t’u duhet kohë të njihen me materialet e hetuara dhe më pas t’i vijojnë ato për t’i plotësuar dhe dorëzuar në gjykatë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje