Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7-vjeçarja raporton luftën në Siri, tërheq vëmendjen e shkrimtares J.K. Rowling

7-vjeçarja raporton luftën në Siri, tërheq vëmendjen e shkrimtares J.K. Rowling
November 28
19:05 2016

Një 7-vjeçare në Aleppo, Siri, ka vendosur të raportojë pamjet e rënda të luftës në vendin e saj. Bana Alabed ka hapur një llogari në Twitter, e cila menaxhohet nga nëna e saj dhe ka më shumë se 100.000 ndjekës.

Ajo shëtit çdo ditë në rrënojat e qytetit sirian e raporton me anë të kamerës katastrofën që ka ndodhur pas luftës 60-vjeçare në Siri.

Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter ajo ka treguar se shoqja e saj vdiq nën rrënojat e shtëpisë nga shpërthimi i bombave. Pas kësaj ajo ka dhënë një mesazh për paqen në botë ku thotë: “Kam nevojë për paqe”.

Në një tjetër postim, vajza ka treguar se ka parë një film të J.K. Rowling e kjo gjë i ka tërhequr vëmendjen edhe vetë shkrimtares, e cila i ka dërguar Banas të gjithë vëllimet e librit “Harry Potter”. Më pas, Bana e ka falënderuar shkrimtaren nëpërmjet një tjetër postimi në Twitter./Blitz.al/

baa

ba

Komento
Shperndaje