Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 tërmete lëkundin Shqipërinë

7 tërmete lëkundin Shqipërinë
May 24
11:53 2017

Shqipëria sot është prekur nga disa tërmete që prej orëve të para të mëngjesit deri në mesditë.

Lëkundjet e para mësohet se janë ndjerë që rreth orës 03:00 të mëngjesit në nivele magnitude minimale më pak se 2 ballë të shkallës Rihter.

Sizmiologët lajmëruan se tërmeti e ka patur magnitudën  rreth 10 km nga qyteti i Ballshit.

Një tjetër tërmet është ndjerë sërish pak orë më vonë në rrethinat e Burrelit, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Pas kësaj ka patur disa goditje të njëpasnjëshme.

I fundit është ndjerë edhe në Tiranë.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në malësinë e Martaneshit mes Bulqizës, Burrelit dhe Librazhdit.

Instituti i Sizmiologjisë ka lajmëruar se tërmeti kishte një thellësi prej 2 kilometrash, dhe për këtë arsye është ndjerë i fortë edhe në Tiranë dhe rrethinat.

Blitz.al/

Komento
Shperndaje