Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 persona në pranga, shkatërrohet banda e drogës

7 persona në pranga, shkatërrohet banda e drogës
March 28
07:41 2016

Katër shqipëtarë nga Shqipëria dhe tre nga Kosova  janë vënë në pranga në Prishtinë, pasi janë kapur me një sasi lëndë narkotike. Operacioni policor është zhvilluar një ditë më parë në rrugën “Luan Haradinaj” dhe “Shaban Shala”, në Prishtinë ku janë ndaluar dy makina me targa shqiptare, në të cilën po udhëtonin 4 shtetas shqiptarë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike prej 1867 gramë.

Në vazhdimësi të hetimit, me urdhër të prokurorisë, është kontrolluar një shtëpi e dyshuar dhe janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër shqiptarë të Kosovës, pasi dyshohet të janë pjesë e të njëjtit grup.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një makinë e dyshuar, ku gjendej droga, aparate celularë dhe një shumë të hollash. 7 personave  të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit dhe janë shoqëruar për në komisariat.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje