Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

60-vjetori i TKOB-it, Rama: Skenë e re për njerëzit e artit

60-vjetori i TKOB-it, Rama: Skenë e re për njerëzit e artit
September 07
12:37 2016

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama uroi Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për 60-vjetorin e krijimit, që 60 vjet më parë ishte një strehë që shteti u siguroi artistëve lirikë, ndërsa sot do t’i nënshtrohet projektit të rindërtimit të infrastrukturës.

I pranishëm në konferencën për mediat, krahas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, kreu i qeverisë, Edi Rama, vlerësoi projektin për rindërtimin e teatrit. Ai u shpreh se ky projekt ishte shtyrë për shkak të nevojës për shlyerjen e borxheve nga e kaluara, me të cilat mund të ishin ndërtuar dhjetëra teatro.

“Ky projekt sjell një skenë të re për njerëzit e artit. Së bashku çelëm një kapitull të ri për institucionet e kulturës, të cilat i kishte zënë pluhuri. Arritëm të bëjmë shumë në krahasim me të shkuarën. Shlyem borxhet, kontratat e papaguara, me të cilat do të ishin ndërtuar dhjetëra teatro”, – u shpreh ndër të tjera kryeministri, i cili bëri të ditur se ky projekt mundëson një skenë me dy salla dhe mjedise të tjera. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje