Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

60 shqiptarë dhe italianë konfliktohen për një birrë, 7 në pranga

60 shqiptarë dhe italianë konfliktohen për një birrë, 7 në pranga
March 17
19:20 2016

Një birrë është bërë shkak për një sherr masiv mes shqiptarëve dhe italianëve.

Mediat italiane raportojnë se rreth 60 persona janë përfshirë në një sherr masiv në një lokal në Palestrina të Italisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy ditë më parë. Policia vendase ka vënë në pranga 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë: B.C., 26 vjeç dhe K.D. 25 vjeç. Ndër italianët janë arrestuar: M. G. 32 vjeç dhe babai i tij, pronari i lokalit, me iniciale M.G; A. A. 40 vjeç, G.B. 41 vjeç dhe C.B. 65 vjeç.

Shkak i konfliktit, fillimisht mes shqiptarit 26-vjeçar dhe pronarit të lokalit, është bërë një birrë e papaguar. Policia vendase e ka cilësuar ngjarjen si sherr “mes Italisë dhe Shqipërisë” për shkak të numrit të madh të të konfliktuarve të dy kombësive.

Komento
Shperndaje