Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 njerëz, mes tyre edhe një grua shtatzënë bien 84 kate me ashensor në një qiellgërvishtëse në Chicago

6 njerëz, mes tyre edhe një grua shtatzënë bien 84 kate me ashensor në një qiellgërvishtëse në Chicago
November 20
18:27 2018

Një zbritje me ashensor mund të ishte kthyer në fatkeqësi.

Një ashensor  në qendrën “John Hancock Center” në Chicago ra nga kati i 95-të deri në mes të katit të 12 dhe 11 me shpejtësi.

Brenda në ashensor ishin 6 persona të cilët përjetuan tmerrin e jetës kur ashensori pësoi rënie në 84 kate por për fat të mirë arriti të ndalojë dhe të mos përplasej.

Mes 6 persona ishte edhe një grua shtatzënë.

Një nga litarët ka patur defekt duke shkaktuar kështu rënien ndërkohë që kabllot ende të bashkangjitura me kabinën penguan që ai të mos godiste tokën.

Jaime Montemayor, 50 vjeçe, që ishte në ashensor me gruan e tij, tha se fillimisht e ndjeu se po zbriste normalisht – dhe pastaj të binte.

Grupi prej 6 personash po largoheshin nga një lokal në katin e 95-të të godinës, për të zbritur e dalë më pas jashtë.

Deklaratat e tyre janë tronditëse, sikurse edhe rrëfimet e atyre jashtë që kishin dëgjuar ulërimat dhe trokitjet për ndihmë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje