Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

6 këshilla si të rrisni një fëmijë, flasin psikologët e Harvardit

6 këshilla si të rrisni një fëmijë, flasin psikologët e Harvardit
April 20
13:33 2017

Rritja e fëmijëve është një sfidë më vete në çdo kohë e për çdo prind. Por vetëm prindër të përgjegjshëm e të aftë mund të rrisin fëmijë të lumtur e të mirë, të gatshëm për t’u përballur me jetën në çdo situatë që mund t’u paraqitet.

Psikologët e Universitetit të Harvardit kanë paraqitur 6 këshillat bazë për çdo fëmijë për të rritur fëmijë të mirë dhe të lumtur.

Këto janë këshillat e tyre:

-Shpenzoni kohë me fëmijët tuaj

Kjo është baza për gjithçka. Duhet të shpenzoni kohë vazhdimisht me fëmijët tuaj, mësoni interesat dhe dëshirat e tyre njësoj si  dhe problemet e tyre. Mbi të gjitha, dëgjoni atë që ata kanë për t’ju thënë. Kështu jo vetëm do të mësoni mbi personalitetin e fëmijës suaj, por gjithashtu do e mësoni me veprimet tuaja se si të tregojë afërsi, vëmendje dhe kujdes për të tjerët.

-Tregojuni fëmijëve se çfarë janë ata për ju

Në bazë të një studimi të fundit të psikologëve, shumë fëmijë nuk e dinë se janë personat më të rëndësishëm në botë për prindërit e tyre. Ata kanë nevojë t’i dëgjojnë këto fjalë prej jush. Mos harroni t’ua thoni sa herë ju jepet rasti dhe mundësia, sepse ata kanë nevojë për ngrohtësinë, mbështetjen dhe dashurinë tuaj.

-Tregojuni se si t’i zgjidhin problemet, jo si t’u shmangen përgjegjësive

Për shembull, nëse fëmija juaj papritur dëshiron ta braktisë stërvitjen e futbollit që ndjek, pyeteni se pse do ta bëjë këtë, çfarë e shtyn drejt këtij vendimi, si dhe për detyrimet që mund të ketë ndaj shokëve të ekipit që nuk mund të braktisen për një kapriço të çastit. Nëse fëmija e ka ndarë mendjen të mos e ndjekë më stërvitjen, ndihmojeni të gjejë mënyra të tjera për t’u motivuar dhe mbushur vetveten.

-Mësojini që t’ju ndihmojnë me diçka çdo ditë dhe se jeni mirënjohës për ndihmën që ju japin

Kërkuesit thonë se njerëzit që janë mësuar të shprehin mirënjohjen janë më të predispozuar për të pasur respekt dhe afrimitet me të tjerët, duke dashur të ndihmojnë. Prandaj është mirë të përcaktoni një listë me aktivitete dhe gjëra që mund t’i bëjë ai çdo ditë në shtëpi, qoftë edhe për t’ju ndihmuar me punët e përditshme. Gjithashtu duhet t’i shpërbleni për ndihmën që ju japin.

-Ndihmojeni fëmijën tuaj të përballojë emocionet negative

Psikologët thonë se kur merr përsipër të ndihmosh të tjerët apo të kesh përgjegjësi pasohet edhe nga inati, zilia, turpi etj. Kur e ndihmoni fëmijët në përballimin e këtyre emocioneve negative duhet t’i shtyni të zgjidhin konfliktet që mund të shfaqen rrugës.

-Tregojuni se bota është shumë e madhe, komplekse dhe më interesante se ç’mund ta imagjinojnë ata

Zakonisht fëmijët janë të fokusuar te bota e tyre e familjes apo shokëve që i rrethojnë. Është shumë e rëndësishme që ata të mësojnë se bota është e madhe dhe e pakufishme, për të pasur interes edhe jashtë rrethit të tyre familjar apo shoqëror. Kjo do të bëjë që ata të kenë informacion më të plotë për shoqërinë, kulturat, gjeografinë, historinë etj. Ju mund t’u mësoni të jenë dëgjues të mirë përpara se të flasin.

T’u mësoni të vendosin veten në pozicionin  e njerëzve që vuajnë, përmes filmave, fotografive apo lajmeve.

“Rritini fëmijët të jenë të qetë, të kujdesshëm dhe të dashur. Asgjë në botë nuk do të jetë më e bukur sesa kur të shikoni rezultatet e rritjes së një fëmije me këto cilësi”. /Blitz.al/

Share