Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 fakte të konferencës së shtypit të Trump

6 fakte të konferencës së shtypit të Trump
January 12
14:56 2017

Që pasi fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe arriti të bëhet president i SHBA-ve, Donald Trump nuk kishte mbajtur asnjë konferencë për mediat.

Në konferencën e mbajtur mbrëmjen e djeshme, Trump ka folur për një sërë zhvillimesh politike të momentit apo premtimet e tij të dhëna disa muaj më parë dhe u fokusua tek akuzat për sulmet nga hakerat rusë.

Por cilat janë disa prej elementeve më karakteristike të kësaj konference të Trump?

  1. Trump falënderoi mediat që vunë në dyshim dokumentet e email-eve të publikuara nga hakerat rusë, përjashto këtu CNN dhe Buzzfeed, që i publikuan ato pa kryer verifikimet e nevojshme.
  2. Trump dha detaje të mëtejshme se pse ato materiale që prekin atë drejtpërdrejt janë false.

3.Trump mbështeti raportimet për hakerimet ruse, ndërkohë që nuk la pa shenjëstruar edhe vende të tjera.

4.Trump tha se hodhi poshtë një marrëveshje 2 bilionë dollarë në Dubai, në mënyrë që të hidhte poshtë dyshimet se ai tashmë ka konflikt interesi.

5.Sërish Trump nuk refuzoi të bënte publike pagesën e taksave të veta dhe të bizneseve që ka pasur në pronësi.

6.Trump ia ka kaluar bizneset e veta djalit të tij.  /Blitz.al/

Shperndaje