Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 ditë pa energji elektrike, ja lufta për mbijetesë që po ndodh në Venezuelë

6 ditë pa energji elektrike, ja lufta për mbijetesë që po ndodh në Venezuelë
March 14
19:31 2019

Ndoshta e gjithë bota ishte dje në kaos pas mosfunksionimit të Facebook dhe Instagram, por në Venezuelë njerëzit po kalojnë një krizë të vërtetë.

Që prej 6 ditësh, një “blackout” total ka përfshirë vendin. Pa energji elektrike, mbijetesa është më e vështirë sa mendohet. Ushqimi në frigoriferë është prishur dhe njerëzve po u mbarojnë rezervat, në spitale nuk funksionon asnjë pajisje dhe sistemi i transportit është në kaos.

Deri më tani, raportohet se ka 26 persona të vdekur, ku 6 janë foshnje.

“Është si të jetosh apokalipsin. Nuk mund të përdorësh bankomatin, nuk mund të përdorësh internetin. Nuk mund të shkosh në dyqan e të blesh diçka. Kam folur me doktorët në spitale të ndryshëm dhe më kanë treguar sa e vështirë është për shembull të mbash në funksionim pajisjet e urgjencave. Pra pajisjet e fëmijëve që i duhet një kujdes intensiv janë fikur dhe kur i pyeta se “çfarë ndodh me ta ndërkohë?’ më thanë thjesht që janë në duar të Zotit.”- shprehet gazetari i BBC, Vladimir Hernandez.

Por çfarë e shkaktoi terrin total në Venezuelë?

Varet se kë pyet. Presidenti, Nicolas Maduro shprehet se ky është një sulm kibernetik nga SHBA për të shkatërruar sistemet elektrike, të telekomunikacionit dhe internetit. Ai i ka kërkuar gjykatës dhe të hapë një investigim ndaj kreut të opozitës, si bashkëpunëtor në këtë komplot.
Për momentin në disa zona të caktuara është siguruar rikthimi i pjesshëm i energjisë, por ende nuk dihet se ç’do ndodhë me fatin e njerëzve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje