Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

54-vjeçari shoqërohet për vjedhje, por vdes në spital. Familjarët akuzojnë policinë

54-vjeçari shoqërohet për vjedhje, por vdes në spital. Familjarët akuzojnë policinë
September 18
21:20 2016

Një 54-vjeçar nga qyteti i Lushnjes ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për shkak të problemeve të zemrës.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Fadil Hoxha ishte shoqëruar në polici pasi një person e denoncoi se kishte vjedhur ullinj në tokën e tij.

I dyshimtë në këtë ngjarje është shkaku i vërtetë i vdekjes së 54-vjeçarit, pasi familjarët e tij akuzojnë policinë se nuk i ka lejuar ata t’i japin ilaçet e zemrës në dhomën e paraburgimit.

Sipas informacioneve të para, Hoxha vuante nga zemra dhe i duhej të merrte ilaçe tri herë në ditë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje