Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

53-vjeçari nga Tirana bie në vaskën e peshkut në Karaburun, nisin kërkimet për gjetjen e trupit

53-vjeçari nga Tirana bie në vaskën e peshkut në Karaburun, nisin kërkimet për gjetjen e trupit
January 18
11:29 2018

Policia e Vlorës ka marrë njoftimin mëngjesin e sotëm se një burrë 53-vjeç mund të jetë mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e qujatur “Sëhn Vasili” tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.GJ i cili është banues në Tiranë. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Informacion paraprak


Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.

Shperndaje