Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5,000 euro për një vend pune, arrestohet avokati Kujtim Ibraj

5,000 euro për një vend pune, arrestohet avokati Kujtim Ibraj
June 24
17:43 2016

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Kujtim Ibraj me profesion avokat, i cili akuzohet për “mashtrim” dhe “ushtrim ndikimi të paligjshëm”. Ai akuzohet se ka mashtruar një shtetas, të cilit i kishte premtuar se do t’i gjente një vend pune me ndërhyrjen e tij. Për këtë shërbim, ai kishte kërkuar në këmbim shumën prej 5 mijë euro.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kujtim Ibraj, avokat. Ai është i dyshuar për mashtrim dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm.

Sipas burimeve policore, i dyshuari i ka marrë 5 mije euro një shtetasi, me premtimin se do t’i siguronte punësim. Vendimi i gjykates u zbatua nga policia pasditen e sotme.

Etiketimet
Shperndaje