Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

50 psikologë nga Kosova shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

50 psikologë nga Kosova shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti
December 01
10:48 2019

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë, ndihma më e madhe ka ardhur nga Kosova, ku me qindra e mijëra qytetarë kanë hapur dyert e shtëpive për strehim dhe janë organizuar vullnetarisht për të sjellë ndihma tek banorët e prekur nga tërmetet. Sipas kyeministrit në detyrë Haradinaj bëhet fjalë për mijëra shqiptarë të strehuar në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Akoma më e rëndësishme ka qenë ndihma e organizuar nga Kosova, fillimisht me ushtrinë e saj, grupet e emergjencës civile, inxhinierët në terren dhe të gjithë ekspertët e tjerë. E teksa luajtën një rol të rëndësisëm në përballimin e situatës që në orët e para të tragjedisë, soliderazimi dhe ardhja e profesionistëve nga Kosova vazhdon, kësaj rradhe për të ndihmar në kampet dhe cadrat e ngritura për njerëzit që fatkeqësisht tërmeti i ka lënë të pastrehë.

Një grup prej 50 psikologesh, 4 psikiatër, 2 epidemiolog dhe mjek, është nisur ditën e sotme për në zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë. Mediat kosovare raportojnë se në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga “Shoqata e Psikologeve të Kosovës”, e në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga “Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë”, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare.

Kujtojmë se 51 persona kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues, ndërsa janë plagosur mbi 700 persona. Në mesin e viktimave janë 6 fëmijë dhe 22 gra, ndërkohë që u shpëtuar nga rrënojat 45 persona të gjallë. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share