Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5-vjeçarja me një mesazh për kryeministren britanike: Jam shumë e zemëruar me ty!

5-vjeçarja me një mesazh për kryeministren britanike: Jam shumë e zemëruar me ty!
October 05
12:25 2016

Një vajzë 5-vjeçare ka “sulmuar” kryeministren britanike Theresa May për çështjen e refugjatëve. Në një video që ka grumbulluar mijëra klikime në Youtube, Brooke Blair apelon që të sigurohen ndihma fiskale për të trajtuar mungesën e strehimit në Britaninë e Madhe.

“Emri im është Brooke Blair dhe jam pesë vjeçe. Kam diçka për t’ju thënë juve, Theresa May. Mbrëmjen e djeshme, teksa isha në rrugë, pashë miliona njerëz të pastrehë. Ju duhej të ishit atje, t’i shihnit.

Unë jam vetëm pesë vjeçe dhe nuk kam asgjë që mund të bëj për këtë. Jam duke kursyer para, por e di që nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme”,- është shprehur ajo ndër të tjera teksa ka theksuar në fund se është shumë e zemëruar me kryeministren.

Videoja u postua në Youtube nga nëna e vogëlushes, e cila u shpreh se çështja e të pastrehëve i kishte bërë shumë përshtypje së bijës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje