Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 vite burg për Cozman, ndryshon më pas vendimi

5 vite burg për Cozman, ndryshon më pas vendimi
April 17
12:25 2016

Reperi i njohur me emrin e artit Cozman, Ylber Abdullahu, është ndaluar në 4 korrik 2015 pasi kishte në makinë lëndë narkotike dhe dyshohej për shpërndaje droge në Tiranë.

Me përfundimin e seancave të procesit gjyqësor për rastin e Cozman, është vlerësuar nga gjykata masa me 5 vite heqje lirie. Por pasi u bë një ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar, Cozman nuk do të shkojë në qeli. Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit te dënimit me burg për reperin, duke e lënë masën në liri me kusht për një periudhë 3-vjeçare.

Gjatë kësaj kohe atij i ndalohet rreptësisht kryerja e ndonjë vepre penale, si dhe duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë. Gjithashtu ai nuk duhet të qëndrojnë në shoqëri të personave me precedentë penalë dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

 

Etiketimet
Shperndaje