Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 të arrestuar, donin t’i bashkoheshin ISIS-it

5 të arrestuar, donin t’i bashkoheshin ISIS-it
March 24
11:45 2016

5 burra janë arrestuar nga policia e Turqisë pasi thuhet se kishin planifikuar t’i bashkoheshin grupit të Shtetit Islamik në Siri.

Sipas zyrtarëve të ligjit në qytetin e Gazientepit, burrat e arrestuar janë nga Rusia, Txhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Sipas raporteve, të dyshuarit e kanë pranuar faktin se kishin planifikuar të kalonin kufirin turko-sirian për t’iu bashkuar ISIS-it.

Zyrtarët në Rusi dhe Azinë Qendrore thonë se shumë qytetarë të tyre i janë bashkuar grupit islamik në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit, disa madje janë larguar me gjithë familjet e tyre.

Shperndaje