Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali, rritet numri i viktimave

August 24
12:16 2016

Pesë shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë në mesin e 9 të plagosurve që janë transportuar me helikopter në spitalin “Gemelli” në Romë, për marrjen e ndihmës mjekësore.

“La Republica” bën të ditur se një grua shqiptare që ka mbetur e plagosur rëndë, është futur në sallën e operacionit për shkak të frakturave të shumta. Fatmirësisht, asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.

Mediat italiane bëjnë të ditur rëndimin e bilancit, me 38 viktima, qindra të plagosur dhe 150 të zhdukur. Rreth 2.500 persona janë zhvendosur në Accumoli (Rieti), ndër ta rreth 2,000 pushues. Kreu i kësaj komune, Stefano Petrucci,  ka bërë të ditur se deri tani raportohet për 8 të zhdukur. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje