Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 muaj më parë i shpërthyen makinën, sot i vendosin eksploziv në dyqan. Ja kush është tregëtarja

5 muaj më parë i shpërthyen makinën, sot i vendosin eksploziv në dyqan. Ja kush është tregëtarja
October 04
12:33 2017

Forcat antieksploziv kanë zbuluar se pakoja e dyshimtë e gjetur pak minuta më parë pranë shkollës “Petro Nini” ka qenë eksploziv.

Tregtarja është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas ngjarjes e të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Sipas Ballkanweb, 5 muaj më parë, pronares së dyqanit Bruneta Aliajt i ishte vendosur eksploziv në makinë, ndërkohë që ajo është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 1 maj të këtij viti, pas 9-katësheve ku ishte parkuar makina tip “Smart”. Burimet thanë se persona ende të paidentifikuar kishin hedhur poshtë makinës, në pjesën e pasme të saj një sasi prej 100 gramë tritol, që ishte aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës. Pas dëshmisë së dhënë nga tregtarja, ka shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit ish-bashkëshortin e saj.

Pronarja e mjetit “Smart” që u dëmtua nga shpërthimi i 100 gramëve tritol, deklaroi në atë kohë se nuk kishte probleme me njeri. Arsyeja e shoqërimit të Edmond Meços ka qenë pikërisht dëshmia e tregtares, e cila tha se ishin mosmarrëveshjet ato që e çuan drejt divorcit.

Prej vitesh gruaja jeton e vetme në një pallat pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, ku ndodhi edhe shpërthimi. 55-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, një vajze që është e martuar dhe e një djali 27-vjeçar që jeton në Britaninë e Madhe prej disa vitesh. Burimet thanë se ish-burri kishte mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe nuk kishte arsye përse të sulmonte ish-bashkëshorten, në këtë formë apo në ndonjë formë tjetër. /Blitz.al/

smarti

Komento
Shperndaje