Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

40 minuta në panik, avioni i Kombëtares has në vështirësi për t’u ulur në aeroport

40 minuta në panik, avioni i Kombëtares has në vështirësi për t’u ulur në aeroport
October 07
13:47 2017

Pas ndeshjes me Spanjën e cila përfundoi me rezultatin 3:0 për vendasit, futbollistët e Kombëtares Shqiptare u nisën drejt Shqipërisë. Gjatë kthimit për në Tiranë me avionin çarter  ku ndodheshin stafi së bashku me futbollistët dhe një grup biznesmenësh e mbështetës së Kombëtares ka pasur disa momente paniku.

Sipas “PanoramaSport” për shkak të motit të keq avioni nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Rinasit në orar dhe pilotit i është dashur ta mbajë avionin në fluturim për më shumë se 40 minuta. Çarteri i kuqezinjve, u ul në Shqipëri në orën 04:30. Ky moment shkaktoi panik si tek ekipi kombëtar ashtu edhe tek sportdashësitit./Blitz.al/

Shperndaje