Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

4 ditë pa ushqim dhe ujë, 12 fëmijë së bashku me tranjerët mbesin të bllokuar në shpellë dhe janë në luftë kundër kohës

4 ditë pa ushqim dhe ujë, 12 fëmijë së bashku me tranjerët mbesin të bllokuar në shpellë dhe janë në luftë kundër kohës
June 27
14:01 2018

Ata janë të mbyllur në një shpellë prej 4 ditësh. Vazhon kërkimi për një grup prej 12 lojtarësh të bllokuar së bashku me tranjerin e tyre brenda një shpelle natyrore në provincën e Chiang Rai, në very të Tajlandës pas një përmbytjeje të dhunshme. Adoleshentët e moshës 11-15 vjeç dhe tranjerët e tyre kanë hyrë në një park kombëtar në kufirin me Myanmar dhe Laos të shtunë pasdite shkruan “The Independent” . alarmin e kanë dhënë prindërit e fëmijëve të cilët nuk janë kthyer në shtëpi dhe mendohet se ata mund të kenë gjetur strehë në një dhomë të madhe shpellash që është rreth katër kilometra nga hyrja dhe uji e balta mund të kenë bllokuar rrugën.

Kërkimet kanë 4 ditë që kryhen dhe janë vënë në dispozicion mjete të sofistikuara, helikopterë që fluturojnë mbi zonën, dron që janë më receptorë dhe mjete nënujore që po hasin vështirësi nga balta.

Edhe familjarët ndodhen në vendngjarje dhe nuk largohen pavarësisht kërkesës së autoriteteve. Ata luten që ata të jena gjallë dhe çdo gjë të shkojë mirë. Edhe shokët e  adoleshentëve janë në vendngjarje dhe shprehen se nuk përqëndrohen në mësim duke qenë se shokët e tyre po vuajnë.

Të gjithë janë në tension dhe pop resin çdo minutë për lajme të reja e shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë.

Komento
Shperndaje