Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

33 persona të rrëzuar në rrugët e Nju Jorkut pas konsumimit të drogës K2

33 persona të rrëzuar në rrugët e Nju Jorkut pas konsumimit të drogës K2
July 13
13:34 2016

Më shumë se 33 njerëz në Nju Jork kanë përfunduar në spital pas një mbidoze me një lloj droge sintetike të quajtur K2. Dëshmitarët okularë kanë thënë për policinë se këta persona  janë gjetur në rrugë të rrëzuar ose duke ecur të përhumbur në rrugët e Nju Jorkut, si një skenë filmi e “The Walking Dead”, pasi kishin konsumuar këtë lloj droge në një “club” nate në Bruklin.

Përfaqësues të policisë janë shprehur se situata kishte dalë jashtë kontrollit. Departamenti i Shëndetësisë ka thënë se është shënuar një kulm vizitash në dhomat e emergjencës pikërisht nga pacientë që kanë konsumuar K2.

“Ju kujtojmë të gjithë shtetasve se K2 është një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme”, -janë shprehur ata.

Edhe pse K2 ndikon në të njëjtën zonë të trurit si marijuana, ajo përmban kimikate të bëra në laboratorë të mbuluara me gjethe të thata. Këto kimikate nuk janë nxjerrë nga bima e marijuanës. K2 mund të shkaktojë ankth, konfuzion, paranojë, halucinacione, rrahje të shpejta të zemrës, të vjella dhe mosfurnizim me gjak të zemrës.

Prodhimi dhe shitja e kësaj droge janë ndaluar me ligj në Nju Jork tetorin e kaluar.

Shperndaje