Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

30 qershori/KQZ hap sot kutitë në 11 qendra votimi në Lezhë, pritet rinumërimi

30 qershori/KQZ hap sot kutitë në 11 qendra votimi në Lezhë, pritet rinumërimi
July 12
08:26 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë ditën e sotme kutitë e votimit në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës. Në mbledhjen e ditës së djeshme, KQZ miratoi kërkesën ankimore të Partisë Konservatore Albania për të rinumëruar këto kuti votimi. Por në fakt ishte Bindja Demokratike që paraqiti kërkesën në KQZ fillimisht, duke kërkuar hapje kutish.

Pasi e rrëzoi disa herë, KQZ dje pranoi kërkesën e BD, ndërsa sot pritet rezultati i ri oas rinumërimit. Relatori i çështjes, Bledar Skënderi, kërkoi mbështetjen nga një prej anëtarëve të KQZ-së për të miratuar hapjen e kutive.

Unë kërkoj mbështetjen e një nga kolegëve që konform këtyre dy neneve të mbështesin kërkesën time që ne të marrim këto prova që gjenden në kutitë e votimit, pra të bëjmë rinumërim”-tha Skënderi. Nga ana tjetër, Partia Socialiste propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

Sot, në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 58, me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore.”- thuhet në njoftimin e KQZ.

Burimi:Balkanweb

Komento
Shperndaje