Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3-vjeçari u dhunua nga kujdestarja, shkarkohet drejtoresha e jetimores në Durrës

3-vjeçari u dhunua nga kujdestarja, shkarkohet drejtoresha e jetimores në Durrës
April 05
11:06 2016

Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës, ku ndodhi akti i rëndë i dhunës ndaj jetimit 3-vjeçar nga kujdestarja e turnit, është shkarkuar nga detyra. Vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, bëri të ditur në emisionin “Opinion” se i ka kërkuar Bashkisë së Durrësit të shkarkojë drejtoreshën e jetimores.

Mësohet se gjatë ditës së sotme, Bashkia e qytetit të Durrësit ka reaguar duke shkarkuar nga detyra drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës, Heroina Duka. Nga ana tjetër, kujdestarja Dafina Fama ka marrë masën “arrest me burg”.

Rasti i rëndë i dhunës së ushtruar ndaj fëmijës jetim u bë publik në emisionin investigativ “Stop”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje