Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3-vjeçari me kancer, nëna: Çdo qindarkë mund të shpëtojë djalin tim

3-vjeçari me kancer, nëna: Çdo qindarkë mund të shpëtojë djalin tim
July 08
18:26 2016

Tre vjeçari Dion është i vogli i familjes prej katër personash, i cili është diagnostikuar së fundmi me leucemi akute linfoblastika (LAL). Pas vizitave dhe shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ai është shtruar në spitalin pediatrik në Peruxhia të Italisë falë kontributit të familjarëve dhe disa personave të tjerë.

Aktualisht ka filluar faza e parë e kimioterapisë intensive që do të zgjasë 4-6 javë, e cila do të ndiqet më pas me fazën e dytë 2-3 muaj (periudha e konsolidimit të luftës kundër qelizave leucemike në gjak) dhe me fazën e tretë, atë të rehabilitimit që pritet të zgjatë rreth gjashtë muaj. Kostot totale parashikohet të shkojnë afërsisht deri në 100,000 euro.

Familja e Dionit është në gjendje të rënduar ekonomike. Nëna nuk punon për shkak të nevojës për tu kujdesur për 3-vjeçarin dhe vëllanë e tij më të madh 8 vjeç që vuan nga autizmi. Ndërsa babai i dy fëmijëve punon në një firmë private me rrogë modeste.

“Mjaftojnë edhe pak lekë. Nuk duam shuma të mëdha. Çdo qindarkë bën punë për shpëtimin e djalit tim.”, shprehet nëna e të voglit.

Numri i llogarisë bankare në INTESA SANPAOLO BANK, hapur nga mamaja e Dionit:

Account: 37621537101

IBAN: AL97208111010000037621537101

Currency: LEK

Etiketimet
Shperndaje