Blitz

 Breaking News

3 qytete në karantinë në Kinë për shkak të Coronavirus-it, a rrezikon të bëhet një epidemi botërore?

3 qytete në karantinë në Kinë për shkak të Coronavirus-it, a rrezikon të bëhet një epidemi botërore?
January 24
10:51 2020

Deri më tani, viktimat nga Coronavirus-i në Kinë janë 25, ndërkohë që personat e konfirmuar si të prekur mendohet të jenë më shumë se 616.

Shteti aziatik ka pezulluar transportin publik në një qytet të tretë, ndërkohë që shpërndarja e virusit të ri duket se nuk ka të ndalur. Autoritetet në Ezhou kanë ndaluar lëvizjen me trena, autobuza, metro dhe tragete, në mënyrë që të “përmbajë” sëmundjen e re.

Kjo vjen pasi Wuhan, qyteti që është dhe epiqendra e epidemisë, shkoi në karantinë totale, duke ndalur dhe udhëtimet me avion. Ndërkohë që qyteti i Huanggang, përveç ndalimit të mjeteve të transportit publik, ka mbyllur dhe teatrot, qendrat e internetit dhe argëtimit. Një totali prej 20 milionë njerëzish, i është ndërprerë lëvizja në qytetet fqinje, si pasjë e 3 gjendjeve të mbylljes totale, pra karantinës.

Në Pekin, kryqyteti i Kinës, është kërkuar ndalimi i disa eventeve publike, në mënyrë që të shmanget kontakti me njerëzit që mund të jenë bartës të virusit, i cili është krahasuar nga ekspertët me SARS apo gjendje të tjera të rënda të shëndetit. Zyrtarët kinezë kanë paralajmëruar se vurusi mund të shumohet dhe në të njejtën kohë të bëhet shumë më i rrezikshëm, nëse vazhdon të përhapet në këtë mënyrë. Ky lajmërim është bërë, për shkak se planifikohet që me qindra milionë njerëz të hyjnë dhe të dalin nga Kina, për shkak të festimeve të Vitit të Ri Hënor.

Singapori është shteti aziatik i rradhës që konfirmoi viktimën e parë nga Coronavirus-i, një 66-vjeçar që rezultoi pozitiv për simptomat e tij. Ndërkohë në të gjithë botën mendohet se numri i të prekurve nga epidemia mund të shkojë deri në 4 mijë njerëz. Shtetet që kanë konfirmuar zyrtarisht këto ditë që ka të prekur janë Japonia, SHBA, Tajlanda, Koreja e Jugut, Hong Kong-u dhe Taiwani. Edhe në Britani mendohet se ka njerëz që kanë rënë në kontak me virusin, për këtë arsye, shtetasit që kanë udhëtuar nga Wuhan janë duke u testuar aktualisht në Skoci.

Në Shtetet e Bashkuara, rasti i një 30-vjeçari, i cili rezultoi si bartës i virusit dhe u vu në izolim, shqetësoi autoritetet, për shkak se ai konfirmoi se para ekzaminimit kishte pasur kontakt me 16 persona të tjerë. Shqetësimi kryesor i autoritetev aeroportuale është se epidema mund të shpërndahet lehtësisht dhe në ambjentet e aeroporteve. Kontrolle ka pasur dhe në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë testuar persona që udhëtonin nga Kina.

Simptomat e Coronavirus-it, mund të variojnë nga një shkallë e lehtë deri në rastet e rënda vdekjeprurëse. Shenjat e hershme të virusit me epiqendër në Wuhan, mund të duan e pakta 5 ditë për t’u shfaqur dhe përfshijnë kollën e thatë, temperaturën, vështirësinë në frymëmarrje dhe fytin që dhemb. Shumica e të prekurve kanë shfaqur simptoma që mund të konsiderohen të lehta, megjithatë disa pacinetë janë shfaqur me lëngje në mushkëri dhe me pneumoni virale. Coronavirus-i ka më shumë gjasë që të shëndërrohet në në gjendje të rëndë për jetën tek personat e moshuar dhe tek ata me një sistem imunitar të dobët.

Për sa i përket mënyrës se si u transmetua tek njerëzit, mendohet se ndodhi në qytetin me 11 milionë banorë të Wuhan-it, për shkak se atje ndodhet një treg shumë i madh i paligjshëm kafshësh, ku dhe njerëzit kanë rënë në kontaktin e parë me epideminë. Shkencëtarët kanë konfirmuar transmetimin mes njerëzve, por fakteqësisht ende nuk e dinë si funksionon shpërndarja e tij. /Blitz.al/

Burimi: Metro.uk

Share