Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 persona plagosin me thikë 20-vjeçarin në Durrës, policia identifikon autorët

3 persona plagosin me thikë 20-vjeçarin në Durrës, policia identifikon autorët
May 23
17:43 2018

Një 20-vjeçar është plagosur këtë të mërkurë në Durrës pasi u godit me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 të qytetit bregdetar  në rrethana ende të paqarta.
I plagosur është i riu E.Metaj. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq janë identifikuar autorët e dyshuar mbi plagosjen e të riut. Ata janë G.Gj., 18 vjeç, G.R., 17 vjeç dhe A.Ll., 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim policor.
“Rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 është plagosur me thikë E.M. (Elvis Metaj), 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G.Gj. 18 vjeç, G.R. 17 vjeç dhe A.Ll. 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes personave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje