Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

3 mijë lekë shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike, kjo është mënyra si mund ta tërhiqni

3 mijë lekë shpërblim për familjet me ndihmë ekonomike, kjo është mënyra si mund ta tërhiqni
December 25
17:26 2018

Qeveria ka akurduar 3 mijë lekë shpërblim për familjet që marrin ndihmë ekonomikë dhe personat me aftësi të kufizuar. Ky shpërblim tashmë ka filluar të shpërndahet dhe mund të tërhiqet në të gjitha pikat e Postës Shqiptare. Shpërblimi merret në vlerën:

3000 lekë për familjet e skemës së ndihmës ekonomike.

3000 lekë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

Në total do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Po kështu do të përfitojnë dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.

Sipas vendimit ato që përfitojnë janë: 

-Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

-Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;

-Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

-Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

Burimi: Shqiptarja.com

Komento
Shperndaje