Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

28-vjetori i zbarkimit në Bari të anijes “Vlora”, me 20 mijë shqiptarë

28-vjetori i zbarkimit në Bari të anijes “Vlora”, me 20 mijë shqiptarë
August 08
12:07 2019

Si sot para 28 vitesh nisi ajo që për mijëra persona ishte një ëndërr. Shqiptarët lanë vendin e tyre dhe u nisën drejt brigjeve italiane. E ardhmja ishte krejtësisht e pasigurtë, por shpresat ishin të mëdha. 20 mijë persona ishin në bordin e një anije. Ishin 20 mijë shqiptarë.

20 mijë emigrantët shqiptarë zbarkuan në brigjet e Barit me anijen “Vlora”, mjeti lundurues i kësaj fotoje ikonë:

Anija me 20 mijë klandestinë u nis nga Durrësi.

Shqiptarët u transferuan nga porti, ku “Vlora” u ankorua në stadiumin “Vittoria”. Anija me refugjatë, ishte refuzuar më herët në Brindisi dhe kishte ndryshuar kurs për tu tërhequr më pas nga rimorkiatorët dhe për tu ndalur në portin e Puglias.

Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e vetme e tyre”- kjo ishte fraza që tha asokohe kryebashkiaku Enrico Dalfino, i cili ishte njeriu që me vendimin e tij i ndryshoi jetën shumë shqiptarëve. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje