Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

28 të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Ekuador

28 të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Ekuador
April 17
10:14 2016

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur disa orë më parë Ekuadorin dhe ka lënë të vdekur menjëherë 28 persona. Në zona ku ka pasur dëmtime prej tërmetit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, nga ku policia dhe urgjencat janë vënë në gatishmëri të plotë.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën në qytetin bregdetar Musine dhe ka arritur të shkatërrojë edhe një mbikalim kryesor në qytetin e quajtur Guayaquil.

Përveç 28 viktimave, qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shembjes së banesave.

Komento