Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

27-vjeçari i mbytur në Vjosë, gjendet pas 4 orësh trupi i pajetë

27-vjeçari i mbytur në Vjosë, gjendet pas 4 orësh trupi i pajetë
July 07
22:06 2016

Një i ri 27-vjeçar u mbyt mesditën e sotme në lumin e Vjosës, në fshatin Novoselë. Burime të policisë bëjnë me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve “Lavatriçja e vjetër”, 27-vjeçari D.Gj., banues në Fier (punëtor në këtë objekt), është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg.

Pas rreth katër orësh kërkimesh në lumin e Vjosës, polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë që u gjet në afërsi të fshatit Mifol. Mësohet se në kërkime u angazhuan 5 polumbarë të Forcave Detare.

Komento
Etiketimet
Shperndaje