Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

27 kg kanabis në makinë, arrestohet një person në Shkodër, në kërkim një tjetër

27 kg kanabis në makinë, arrestohet një person në Shkodër, në kërkim një tjetër
October 31
15:40 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 31.10.2016, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit K.Q, 30 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e policisë Shkodër kanë konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër dhe i është dhënë sinjal për të ndaluar, por personi që drejtim të mjetit nuk i është bindur urdhrit duke vazhduar lëvizjen.

Gjatë ndjekjes nga policia, shtetasi ka braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi dhe nuk është bërë e mundur kapja e tij. Nga kontrolli dhe këqyrja që i është bërë automjetit tip “Mitsubishi”, me targë AA 193 NL, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm janë bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin, pasi automjeti është në pronësi të shtetasit Aleksandër Malaj dhe ia kishte dhënë me qira shtetasit K.Q. i cili dyshohet se ishte dhe drejtuesi i mjetit në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283-25 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

shk1

shk2

shk3

shk4

Komento
Etiketimet
Shperndaje