Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

26 persona lirohen pasi u mbajtën peng nga piratët për 4 vite: Ushqeheshim me minj

26 persona lirohen pasi u mbajtën peng nga piratët për 4 vite: Ushqeheshim me minj
October 24
12:55 2016

Njëri nga 26 robërit e mbajtur peng për katër vite nga piratët somalezë, Arnel Balbero, ka rrëfyer për vuajtjet ekstreme që ka përjetuar nga piratët.

Arnel Balbero ka thënë për BBC se grupi ishte i detyruar të hante çdo gjë që mund ta kapnin vetë me duart e tyre, duke përfshirë këtu edhe minj. Për të pirë kishin në dispozicion një sasi shumë të vogël uji. Të gjithë personat e mbajtur peng ishin pjesë e ekuipazhit të anijes FV Naham 3, një anije peshkimi e cila u bastis në mars në vitin 2012 në jug të Seychelles. Ekuipazhi i kësaj anijeje, shtetas nga Vietnami, Tajvani, Kamboxhia, Indonezia, Kina, Filipinet, janë mbajtur peng derisa u liruan të shtunën.

Për lirimin e këtyre personave është paguar një vlerë prej 1.5 milionë dollarësh, edhe pse kjo thuhet se nuk mund të vërtetohet.

Raportohet se ata janë në gjendje të kthjellët, duke pasur parasysh edhe vuajtjet e tyre, jetesën në kushte të mjerueshme dhe larg nga familjet e tyre.

Shumica e pengjeve të mbajtura nga piratët somalezë kanë qenë marinarë të anijeve tregtare, edhe pse disa familje europiane janë rrëmbyer nga jahtet ndërsa udhëtonin në ujërat bregdetare të Oqeanit Indian./Blitz.al/

Komento
Shperndaje