Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

25-vjetori i parlamentit pluralist, Meta: Kuvendi, me një rol madhor në proceset transformuese

25-vjetori i parlamentit pluralist, Meta: Kuvendi, me një rol madhor në proceset transformuese
April 18
11:45 2016

Në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi rolin e Kuvendit në proceset transformuese të vendit. Ai foli dhe për reformat e ndërmarra dhe vuri theksin tek reforma në drejtësi.

“Shqipëria sot ka ndryshuar, është një anëtare e respektuar në arenën ndërkombëtare, anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE. Por mbetet ende shumë punë për të bërë, për të çuar përpara reformat, dhe për t’i garantuar shqiptarëve një jetesë më të mirë. Jemi përpara miratimit të një reforme madhore, dhe reforma në drejtësi do mbyllet me sukses. Kjo reformë do të përmirësojë klimën e biznesit në vend. Kuvendi luan një rol të madh në proceset transformuese të vendit. Reforma në drejtësi duhet të mbyllet sa më parë. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në parlamentarizmin në Shqipëri, si dhe vlerësoj ndihmën e ndërkombëtarëve”, u shpreh kryeparlamentari Meta.

Me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist, Kreu i Kuvendit do të japë një pritje në orën 19:00 në Pallatin e Brigadave, ku do të jenë të ftuar drejtues dhe personalitete të larta të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri.

Komento