Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

25 vjet, 33 tentativa, djaloshi merr më në fund patentën

25 vjet, 33 tentativa, djaloshi merr më në fund patentën
March 26
09:58 2017

E çuditshme, por e vërtetë.

Një anglez nuk ka mundur të marrë dot patentën për të drejtuar automjetin për 25 vjet me radhë dhe 33 tentativa të dështuara.

Por duket se më në fund ai ia ka dalë mbanë.

42-vjeçari nga Yorkshire i Britanisë së Madhe ka arritur që më në fund të marrë lejen e drejtimit të mjetit, pasi shpenzoi mbi 10.000 sterlina dhe kaloi në duart e 14 instruktorëve.

Testi i tij i parë ka qenë në vitin 1992, që prej atëherë ka dështuar plot 32 herë në tentativat e tij për të fituar testin.

Hera e 33-të ka qenë fatlumja dhe më në fund ai do të mund të blejë makinën e aq shumë dëshiruar për vite me radhë.

“Nuk mund ta besoj se ia dola mbanë pas gjithë këtyre viteve. Jam i shokuar. Në qendrën e testeve ka qenë një grua shumë e rreptë, që thuajse përherë kur bëja testin më rastiste në provim. Gjithmonë shpresoja të mos më binte ajo”,- tha ai për “Mirror”.

“Pas dhjetëra instruktorëve, njëri prej tyre më tha të dorëzohesha sepse nuk kisha shpresa. Por unë vijova të provoja dhe ja ku jam. Të gjithë qeshnin me mua duke më thënë se nuk do t’ia dilja asnjëherë, por unë isha i vendosur t’u tregoja se mund t’ia dilja”,- shtoi ai.

Tashmë pas patentës ai sapo ka blerë dhe makinën e parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje