Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

25-vjeçares i japin vetëm një javë për të jetuar, ndan me të gjithë mesazhin prekës

25-vjeçares i japin vetëm një javë për të jetuar, ndan me të gjithë mesazhin prekës
January 18
09:33 2017

Pas një ndërhyrjeje në mushkëri që rezultoi të mos ishte e suksesshme, një vajzë 25-vjeçare nga Australia mori lajmin e keq se do të jetonte vetëm një javë ose më pak sepse organet e saj ishin mjaft të dëmtuara.

Megjithatë, përpos dhembjes së madhe, ajo preferoi të ndante me të gjithë, nëpërmjet një postimi në Instagram, një mesazh të fortë mbi jetën dhe faktin se ajo ende nuk po dorëzohej, por thjesht po lejonte gjërat të vinin ashtu siç ato kanë rrugën. “Ju lutem, ju përgjërohem të jetoni jetën absolutisht në maksimum!” – ka shkruar ajo, ndërkohë që i dashuri, Liam Fitzgerald, ka bërë një thirrje mbi rëndësinë e donacionit të organeve, nisur nga rasti i të dashurës së tij.

Nardya-Miller-and-her-partner

“E vetmja mënyrë se si disa njerëz mund të kenë një shans të dytë është nëse ju dhuroni organe”, – përfundon ai.

Ndërkohë edhe një kushëri i vajzës ka treguar se sa e vështirë ka qenë jeta për ta këto vitet e fundit, kur duke u shtruar nga një spital në tjetrin nuk ka pasur mundësi të gëzojë asgjë, as festa dhe as ditëlindje.

“Ndoshta të kam njohur gjithë jetën ose ndoshta të kam njohur për më pak. Vetëm për një javë unë nuk do të kem mundësi të takoj asnjërin prej jush, nuk do të kem mundësi t’ju flas, t’ju prek apo t’ju përqafoj më. Por do t’ju dua gjithmonë, kjo është e sigurt. Juve dhe kujtimet që kam me ju. Gjërat jo gjithmonë dalin si i planifikojmë në jetë, unë nuk do të mund të përjetoj gjëra të reja dhe as të vizitoj vende që nuk i kam parë deri sot. Por megjithatë, do jem gjithmonë duke ju parë. Gjithmonë. Duke qeshur sigurisht, sepse dikur isha këtu dhe isha mes jush. Unë nuk po dorëzohem, ashtu siç nuk e kam bërë kurrë. Thjesht po e lejoj të më marrë ashtu siç ajo do vetë”, – ka qenë postimi i plotë i vajzës 25-vjeçare.

 

IPPB-therapy-for-cystic-fibrosis

/Blitz.al/

Shperndaje