Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

24-vjeçari lë punën për t’iu përkushtuar 24/7 “Pokemon Go”

24-vjeçari lë punën për t’iu përkushtuar 24/7 “Pokemon Go”
July 18
15:51 2016

Nuk ka asnjë dyshim që “Pokemon Go” po i çmend njerëzit.

Një djalë nga Zelanda e Re ka lënë punën sepse do që t’i përkushtohet lojës “Pokemon Go”.

Tom Currie, 24 vjeç, punonte si barist në një restorant në bregun e Hibiscus-it kur u mahnit (më shumë seç duhet) nga loja.

“Doja aventura”, – shprehet ai për “The Guardian”. “Kam punuar për 6 javë dhe isha i dëshpëruar për pak pushim. Dhe “Pokemon” ma dha mundësinë për ta jetuar atë ëndërr”.

Currie planifikon të bëjë një udhëtim 2 mujor nëpër të gjithë Zelandën e Re për të kapur të gjithë pokemonët. Vetëm këtë javë ai ka arritur të mbledhë 90 nga 151 krijesa.

Komento
Shperndaje