Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Turqi. 239 të plagosur dhe 41 viktima, ndër ta 13 të huaj

Turqi. 239 të plagosur dhe 41 viktima, ndër ta 13 të huaj
June 29
13:00 2016

Guvernatori i Stambollit ka bërë me dije rritjen e numrit të viktimave dhe të plagosurve shkaktuar nga sulmi i një dite më parë në aeroportin “Ataturk” të Turqisë. 41 viktima dhe 239 të plagosur numërohen deri më tani nga shpërthimet dhe të shtënat me armë. Mësohet se nga 239 të plagosurit, 100 prej tyre kanë lënë tashmë spitalin.

Ai bëri me dije se 13 prej shtetasve që humbën jetën nga ky sulm ishin shtetas të huaj, përfshirë këtu dhe 3 shtetas me kombësi të dyfishtë. Konkretisht: 5 nga Arabia Saudite, 2 nga Iraku dhe 6 të tjerët nga Kina, Jordania, Tunizia, Uzbekistani, Irani dhe Ukraina.

Pas kryerjes së autopsisë të dy kamikazëve, u zbulua se nuk bëhet fjalë për shtetas turq, por për të huaj, identieti i të cilëve nuk dihet.

Etiketimet
Shperndaje