Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

23 dëshmitarë e disa pista hetimi, vrasja e dyfishtë në Durrës ende pa autor

23 dëshmitarë e disa pista hetimi, vrasja e dyfishtë në Durrës ende pa autor
April 29
13:57 2017

Pak ditë pas vrasjes së ish-oficerit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, policia ka referuar në prokurori rrëfimet e 23 dëshmitarëve okularë që panë skenën se si ndodhi atentati i dyfishtë.

Dëshmitarët, mes tyre edhe punonjës të autoservisit, konfirmojnë se njëri nga automjetet e vrasësve i kanë prerë rrugën objektivit teksa të dy viktimat po dilnin nga pika e servisit.

Mbi ta është qëlluar me dy armë, që të dyja automatike thonë përfundimisht hetuesit, ndërkohë që mjeti tjetër i vrasësve, tip “Audi” ndodhej pak më tej.

Megjithëse dyshohet se shënjestra kryesore e vrasësve ka qenë ish-zyrtari i policisë Ervin Dalipaj, policia po kërkon në të kaluarën e të dyja viktimave, duke ngritur pistat e mundshme për të dy të vrarët, shkruan “Top Channel”.

Për Dalipajn, grupi i hetimit thotë se ai ka dyshime të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes, aq më tepër që ai ishte nën gjykim për dyshimet se kishte marrë pjesë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen e Gazmir Çollakut.

Nëse vërtetohet se shënjestra ishte Dalipaj, kjo është pista kryesore e hetuesve. Por nga ana tjetër, edhe e kaluara e 27-vjeçarit Juxhin Dautaj ka mjaft dritëhije, thanë hetuesit, jo vetëm për shkak të dyshimeve për jetën e tij në Itali, por edhe për dyshimet se ka marrë pjesë në një rrëmbim.

Deri tani policia ka sekuestruar 30 kamera në të cilat shfaqet udha e makinave të vrasësve si edhe telefonat e viktimave, tashmë të përcjella në laboratorin e kriminalistikës.

Komento
Shperndaje