Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

22-vjeçarja lushnjare kapet me drogë në Greqi

22-vjeçarja lushnjare kapet me drogë në Greqi
February 02
11:14 2017

Një shqiptare është arrestuar në Igumenicë të Greqisë nga policia greke, pasi është kapur me drogë në një valixhe që po transportonte.

Autoritetet greke bënë me dije se është arrestuar 22-vjeçarja Emiljana Kokoni, e cila kishte marrë një taksi në Sarandë dhe më pas ka kaluar Qafë-Botën deri në doganën greke. Pasi ka zbritur në doganë, 22 vjeçarja nga Lushnja ka marrë autobusin Mavromat-Igumenicë, ndërsa me vete kishte vetëm një çantë dore dhe jo valixhe.

Më pas gjatë rrugës ajo ka kërkuar ndalimin e autobusit, ka marrë një valixhe nga një person tjetër, për të zbritur disa stacione më tej.

Kur ka qenë duke pritur autobusin për në Athinë është ndaluar nga policia greke.

Pas kontrollit, në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg e 616 gram marijuanë. /Blitz.al/

Share