Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

22 shtatori pa makina, zbuloni ku do të bllokohet qarkullimi ditën e nesërme!

22 shtatori pa makina, zbuloni ku do të bllokohet qarkullimi ditën e nesërme!
September 21
08:02 2019

Tirana do t’i bashkohet edhe njëherë nismave europiane për mbrojtjen e mjedisit. Këtë herë, bëhet fjalë për “Javën Europiane të Lëvizhmërisë”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Për këtë arsye, e diela e 22 shtatorit do të jetë ditë pa makina. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh, e gjithashtu ka lajmëruar paraprakisht kufizimin e qarkullimi të automjeteve në disa prej rrugëve të kryeqytetit.

Masat e marra parashikojnë:
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve si më poshtë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza” datë 22.09.2019 nga ora 10:30 deri në orën 11:00.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:
Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Wilson” ura e Drejtorisë së Policisë.
Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe Stacioni Trenit.
Linja “Kinostudio- Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse.
Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.
Linja “Megatek” dhe “Institut” do të devijohen te “Kafe Flora”
Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik.
Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.
Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit” dhe Kishës Ortodokse.
Linja “Sharra” do të devijohet te Stacioni Trenit si dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

Burimi:BalkanWeb

Share