Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

22 dënime të përjetshme për pedofilin britanik që përdhunoi 23 fëmijë

22 dënime të përjetshme për pedofilin britanik që përdhunoi 23 fëmijë
June 02
10:18 2016

Britaniku Richard Huckle është deklaruar fajtor për 71 akuza nga 91 në total. Një ndër pedofilët më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar, akuzohet se ka përdhunuar fëmijë të moshave të ndryshme në komunitetet e varfra të Azisë Juglindore për disa vite radhazi.

30-vjeçari pranoi 71 akuza nga 91 në total lidhur me përdhunimin e 23 fëmijëve, ndër ta dy djem dhe të tjerat vajza, për një periudhë 8-vjeçare.Viktima më e re ishte vetën 6 muaj, ndërsa më i madhi 12 vjeç. Sipas policisë, ai mund të jetë përgjegjës për shumë akte të tjera të abuzimit përgjatë periudhës kohore 2006-Dhjetor 2014, kur ai u arrestua në aeroportin Gatëick.

I rritur në Ashord Kent, Huckle, një njeri i vetmuar, u largua nga Britania e Madhe dhe nisi udhëtimet. Në 2005-n ai vizitoi Malajzinë dhe në 2006-n shkoi në Kamboxhia, ku abuzoi me dy motra të moshave 4 dhe 6 vjeç. Më pas ai u vendos në Kuala Lampur ku nisi një kurs IT. Ai u mësoi anglisht dhe Biblën fëmijëve në Kamboxhia dhe Malajzi, duke lënë përshtypjen e një të krishteri të devotshëm.

Ai vendosi të ndante detaje dhe video të abuzimeve të tij në faqen online “Dark Ëeb” përfshirë këtu një sërë postimesh. Në një prej tyre ai shkruante “Fëmijët e varfër janë padyshim më të lehtë për tu joshur se sa fëmijët që i përkasin shtresës së mesme.”, duke bërë të ditur edhe botimin e një udhëzuesi.

Fillimisht, ai i mohoi akuzat duke detyruar zhvillimin e tre seancave gjyqësore të veçanta për të bërë publike provat kundër tij. U deshën më shumë se një orë për të lexuar listën e akuzave gjatë seancës të zhvilluar të mërkurën në Londër. Seanca 3-ditore pritet të përfundojë të premten, ndërkohë që Huckle e presin 22 burgime të përjetshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje